Largimi i Topallit nga PD, flet Berisha: Gabim i Bashës! I takon të kandidojë

64

Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur gjatë intervistës së tij me Roland Qafokun për largimin e Jozefina Topallit.

Berisha ka thënë se ky ishte një gabim i Bashës dhe se sipas statutit të PD, i takon të kandidojë. Sakaq ai nuk ka dashur të komentojë refuzimin e Topallit për të qenë pjesë e listave në këto zgjedhje.

Berisha: Nuk besoj se më takon të hyj në listë me emra të veçantë. Prej 8 vitesh PD ka një kryetar të ri, i cili ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij. Unë i kam të qarta pronocimet e mia për largimin e tyre nga lista e vitit 2017, nuk i heq asgjë. Me statutin e PD, znj. Jozefina Topalli i takon të kandidojë. Jozefina për shkaqe objektive të mëpërparshme, për shkak të heqjes nga lista në vitin 2017.

-E cilësoni gabim të Bashës?

Pa asnjë diskutim. Jo vetëm për të, por për disa prej tyre, e kam thënë disa herë. Ata ishin njerëz me investime të pamohueshme dhe s’mund të kem dyshime. Topalli është shprehur se nuk e pranon kandidimin dhe nuk më mbetet gjë që të komentoj.