Largimi i Sarrit, Chelsea kërkon ta kthejë legjendën e klubit si trajner

8

Gjithçka nga fillimi. Largimi i Eden Hazard që ishte ylli kryesor i Chelseat në vitet e fundit në drejtim të Real Madridit dhe tani ai i trajnerit Maurizio Sarri që pritet të nënshkruajë me Juventusin, shtynë Chelsean të nisë ndryshimet e mëdha brenda ekipit.

Fillimisht duhet trajneri i ri dhe “Blutë” duket se e kanë gjetur atë. Bëhet fjalë për legjendën e klubit, Frank Lampard i cili shumë shpejt pritet të marrë drejtimin e ekipit nga Londra.

Aktualisht Lampard është nën kontratë me ekipin nga Championship, Derby County, por oferta e Chelseat është e parezistueshme për të dhe ai dëshiron ta ndërpresë bashkëpunimin me ekipin e tij aktual.

Evening Standard raporton që Derby kërkon katër milionë funte për ta liruar Lampardin, shifër të cilën Chelsea është i gatshëm ta paguajë, vetëm për të nënshkruar me të.Pas ardhjes së Lampard, pritet që te “Blutë” të nisin të mendojnë edhe për përforcimin e ekipit.

Comments are closed.