Ylli brazilian i futbollit ka marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj vere, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga PSG, largim ky që tashmë duket se është vetëm çështje orësh.
Sot përfaqësuesit e brazilianit janë parë në zyrat e Barcelonës, ku besohet se do të bisedojnë rreth kushteve përfundimtare për marrëveshjen.
‘UOL’ raporton se fotografitë dhe fanellat e Neymar janë larguar nga dyqani zyrtar i Paris Saint Germain, duke lënë kështu të kuptohet se largimi i brazilianit është çështje orësh.
📹 [UOL] | Neymar's images and jerseys have been removed from PSG's official store pic.twitter.com/iKzktgXjGi
— Barça Times Media (@BarcaTimesClips) August 12, 2019
Neymar flitej se mund të kalonte edhe tek Real Madrid, por dëshira e lojtarit ka qenë e qartë që nga dita kur bëri të ditur se është i pakënaqur tek PSG.
Braziliani preferon të luajë krahë Messi, ‘hija’ e të cilit i pengonte para dy sezoneve.