Largimi i Mustafit nga Arsenal është ende i mundur

8

Mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk ka pasur ndonjë paraqitje që nga koha kur Arsenal pësoi humbje ndaj Chelseas në muajin e kaluar.

Për shkak të mosparaqitjeve, është raportuar se futbollisti shqiptar do të transferohet në Galatasaray, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova, përcjellë gazeta Koha.

Mirëpo tani për tani nuk është koha ideale për Topçinjtë që ta lejojnë 27 vjeçarin të largohet për shkak se linja mbrojtëse e kësaj skuadre është e dobët aktualisht.

Sidoqoftë, trajneri Mikel Arteta ka thënë se skuadra angleze nuk ia ka mbyllur derën Shkodran Mustafit duke aluduar se atij i lejohet të largohet.

“A do të mund ta përballojmë [largimin e Mustafit]? Përgjigja është jo. Por, nëse ndodh kjo, atëherë neve do të na duhet të shpikim diçka”.

Comments are closed.