Nuk ju pëlqejnë sprejet? Jeni lodhur duke shpenzuar para dhe ju kanë pickuar mushkonjat gjithë andej? Provoni të përdorni këto lloje erëzash aromatikë dhe vajrash esencial për të mbrojtur lëkurën nga insektet më të urryera të stinës.
– Karafili. Për ata që nuk u pëlqejnë produktet kimike, mund të largojnë insektet me përbërës natyral të bërë vetë. Në një kuti mjafton të përzieni kafe, karafil, anise, vaj esencial i livandos dhe gjethet e mentes.
– Këndi jeshil. Prania e luleve si livando, borzilok apo nenexhik në vazot e shtëpisë ndihmon në largimin e mushkonjave, të cilat nuk i pëlqejnë aromat e bimëve të tilla.
– Pas pickimit. Në rastin kur mushkonjat ju pickojnë rrezistojini dëshirës për të kruar puçrën. Mjafton vetëm një kube akulli dhe një pikë vaj esencial livandoje. Qetëson inflamacionin dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.