Dihet se angazhimet e këngëtarëve në përgjithësi janë të shumta.
Të pranishëm në koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore, u bie të jenë shpesh larg familjes, madje edhe në raste të rëndësishme, shkruan lajmi.net
Njësoj i ka ndodhur së fundmi edhe reperit Lumi B i cili nuk ishte pranë gruas në ditëlindjen e saj. Nga Gjermania para një publiku të gjerë ai ka zgjedhur ta uroi Mirandën me rastin e ditëlindjes së 30-të.
”Miranda t’du mas shumti n’bote. Urime ditëlindja. T’fala nga Mynihu”, ishin fjalët e tij.
Duhet kujtuar se reperi sot do ta publikoi këngën e tij të re me titull ‘Pse m’le’ dhe nëpërmjet rrjeteve sociale ka paralajmëruar se ky projekt muzikor do të lansohet në Youtube në orën 18:00.