Vepra artistike, e titulluar “The Persistence of Chaos”, u krijua nga artisti i internetit Guo O Dong. Bëhet fjalër për një laptop të zakonshëm, por i cili i ka gjashtë malwaret më të rrezikshme në botë. Laptopi është jashtëzakonisht i sigurt, derisa ta lidhni me Wi-Fi ose nuk e futni USB në të, raporton The Verge.
Në një intervistë për The Verge, krijuesi i kësaj vepre vuri në dukje se qëllimi i laptopit është që kërcënimet abstrakte t’i bëjë fizike në botën digjitale.
Gjashtë viruset në laptop (Samsung NC10-14GB 10.2 inçësh) u përzgjodhën në bazë të shkallës së dëmit ekonomik që shkaktuan.
Këtu përfshihet virusi ILOVEYOU (bagu nga viti 2000 i cili u shfaq si një “letër dashurie” e bashkangjitur në e-maila), si dhe WannaCry – sulmi ransomware i cili i sulmoi dhe fiku kompjuterat në spitale dhe fabrika gjatë vitit 2017, dhe për të cilin agjencitë e fajësuan Korenë e Veriut.
Guo sugjeron se viruset nga laptopi i tij Samsung kanë shkaktuar dëme ekonomike prej së paku 95 miliardë dollarësh. Laptopi është porositur nga kompania e sigurisë “DeepInstinct” dhe aktualisht është në ankand online.