Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, ka marrë miratimin e FIFA-s për ndryshimin e Përfaqësueses, nga Franca te Spanja.
26-vjeçari tani mund të luajë për Spanjën në Euro 2020 këtë verë. Laporte ka luajtur për ekipet e të rinjve të Francës por nuk ka bërë paraqitje për ekipin senior.
Një deklaratë e FIFA-s ka thënë se ai mund të luante “për ekipet përfaqësuese të Federatës Spanjolle të Futbollit me efekt të menjëhershëm”.
Laporte, i cili ka lindur në Francë, u bashkua me Cityn për një shumë rekord asokohe 57 milionë funte në janar 2018 nga skuadra spanjolle Athletic Bilbao.
Vitin e kaluar, kongresi vjetor i FIFA-s miratoi një ndryshim rregulli që do të thoshte se lojtarët mund të ndërronin Përfaqësueset nëse nuk kishin luajtur më shumë se tre ndeshje për një vend para moshës 21 vjeç dhe nuk ishin paraqitur në një Kupë Bote ose turne kontinental.