Laporta beson se Barça do të dali me tri pikë të arta nga “Allianz Arena”. Barcelona rrezikon kualifikimin në rast se humbasin ndaj gjermanëve dhe nëse Benfica fiton kundër Dinamos së Kievit.
Sido që të jetë, numri një i klubit, Joan Laporta, është optimist për ndeshjen vendimtare në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e parë në fazën e grupeve e fitoi Bayerni 3-0 në Camp Nou, por ekziston një tjetër shprese me Xavi Hernandezin në stol.
“Jam i bindur se do fitojnë ndaj Bayern Munich. Nuk është mrekulli, mund të arrihet”, tha shkurtimisht ai. Sfida mes Bayern dhe Barcelonës zhvillohet në “Allianz Arena” më 8 dhjetor në orën 21:00.