Një çift ka rrëfyer se si kanë transformuar një urban në shtëpinë e tij të ëndrrave. 27-vjeçarja Amy Butler dhe David Laws, 33 vjeç, dhanë dorëheqjen te puna e tyre në Karaibe për tu kthyer në Whitby, Angli, aty ku shpenzuan 16 mijë paund për rinovimin e një mini autobusi “Fiat” në një banesë të veçantë. Gjatë katër muajve ata zhveshën sediljet e autobusëve dhe instaluan një dhomë gjumi, kuzhinë dhe dush. Ata gjithashtu zbukuruan banesën e re me një sërë karakteristikash shtëpiake, duke përfshirë artin bashkëkohor dhe orendi prej pelushi. Ata janë shprehur për “MailOnline Travel” se me shtëpinë e tyre lëvizëse kanë ndaluar në Francë, Spanjë dhe Portugali. “Ne u takuam në Dubai dhe të dy punonin me orar të plotë, por kuptuam se duhej të fillonim kërkimin për diçka më të dobishme”, thanë ata. “Ne vendosëm që të shitnim gjithçka që kishim dhe më pas filluam të shikonim që të nisnim udhëtimin rreth Europës. Ëndrra jonë është që të ndërtojmë një hotel të mrekullueshëm në pemë”, ka shtuar çifti.