Megjithëse duket paksa e pabesueshme fillimisht, por Venger do të largohet nga Arsenali në fundin e këtij sezoni. Sipas të gjitha gjasave, ky largim është i pashmangshëm dhe në Angli janë duke menduar për emrin që pritet të zëvendësojë Vengerin. “Daily Mail” raporton se Fabio Kapelo pritet të marrë drejtimin e anglezëve për sezonin e ardhshëm. Trajneri i njohur italian e ka prishur kontratën e tij me Jiangsu Suning dhe nuk do të kishte probleme për nënshkrimin e kontratës së re me Arsenalin. Gjithashtu për stolin e londinezëve janë përmendur edhe emrat e Karlo Ançelotit dhe Thomas Tuchel.