Sipas portalit të njohur sportiv spanjoll, Don Balon, Paris Saint-Germain po udhëheq garën për transferimin e Gareth Bales. Nëse ish anëtari i Tottenhamit largohet nga Real Madridit, Franca do të jetë destinacion i mundshëm për të. Më herët është raportuar se nëse Real Madridi transferoj Kylian Mbappé nga Monaco, Bale do të largohet nga Los Blancos.
Madje, edhe Real Madridi është i gatshëm ta shes lojtarin nëse merr një ofertë prej 100 milionë eurove. Përveç gjigantit nga Franca, Bale kërkohet edhe nga Manchester United.