Barcelona ka një favorit për pasardhës të Luis Enriques në postin e trajnerit. Jorge Sampaoli është objektivi kryesor i Barcelonës për postin e trajnerit në rast se Luis Enrique largohet nga detyra në fund të këtij sezoni. Sipas medieve spanjolle, Enrique ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë detyrën e trajnerit të gjigantit katalan. Andaj, drejtuesit e klubit kanë filluar identifikimin e pasardhësit të tij. Dhe, trajneri i Sevillas, Sampaoli është objektivi kryesor për gjigantin nga Camp Nou.