Lamtumirë Barcelona, Griezmann kërkohet nga gjigantët e Premier League

54

Antoine Griezmann është emri më i përfolur te Barcelona. Ylli francez, u bë temë pas derbit që Barcelona zhvilloi me Atletico Madrid, ku barazuan 2:2. Trajneri Quique Setien, edhe pse e vendosi në nxehje gjatë tërë pjesës së dytë Griezmann, vendosi për inkuadrimin e tij vetëm në minutën e 90′. Kjo ka bërë që e ardhmja e Griezmann te Barcelona të diskutohet, me lojtarin që ka oferta nga Premier League.

Janë Manchester United dhe Manchester City që kërkojnë shërbimet e lojtarit që vetëm një vit më parë iu bashkua Barcelonës.

Pavarësisht kërkesave nga Premier League, Barcelona mban besimin te Griezmann, dhe nuk pritet largimi i tij gjatë kësaj vere. Fundi i sezonit mund të sjellë gjithçka, duke mos u përjashtuar edhe një shkarkim i Quique Setien, me lojtarin që do të ketë interesim për të parë pasuesin e tij në bankinë te katalanët.

Comments are closed.