Lampard sulmon trajnerin spiun: Këtë nuk e bën Guardiola dhe Klopp

2

Trajneri i Derby County, Frank Lampard, ishte i pakënaqur me veprimin e kolegut të Leeds United, Marcelo Bielsa, në lidhje me spiunimin e metodave të tij të stërvitjes.

Bielsa pranoi se spiunët e tij kishin vëzhguar secilin nga kundërshtarët e këtij sezoni. Çështja u bë publike kur një punonjës i Leeds u kap jashtë fushës së trajnimit të Derby, përpara përplasjes mes tyre, të premten e kaluar.

Argjentinasi u përball me kritika të shumta për veprimet e tij, edhe nga Lampard. Bielsa pranoi se nuk ishte një incident i izoluar, por e bënte këtë gjë me çdo kundërshtar.

Duke folur pas fitimit me penallti në “FA Cup”, në Southampton, Lampard ishte i pakënaqur me hapin e ndërmarrë nga Bielsa: “Sigurisht, është një çështje e kampionatit tani, sepse implikoka çdo ekip. Prandaj, mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë. Bielsa na tregoi një anë të tij. 

Nuk dua ta gjykoj, por nuk e kam parë Pep Guardiolën të veprojë ashtu, as Jurgen Klopp, as Mauricio Pochettino. Ata i bëjnë stërvitjet prapa dyerve të mbyllura, por nuk izolohen nga publiku (tifozët). Është ndoshta një gjë e bukur për tifozin që ta shohë stërvitjen, por jo kundërshtari me spiunët e vet. Unë jam i befasuar, definitivisht. Është e pabesueshme”.

Leeds lëshoi një deklaratë, duke i kujtuar Bielsa përgjegjësitë e tij, ndërsa hetimet kanë nisur nga Liga Angleze e Futbollit (EFL) dhe Federata Angleze e Futbollit (FA).

Comments are closed.