Ish –mesfushori i Chelseas, Man. City dhe i kombëtares angleze, Frank Lampard zyrtarisht është trajneri i ri i Derby County. Ky klub bënë pjesë në Championship dhe do të jetë ekipi i parë që Lampard do të drejtojë si trajner. Pasi mbylli karrierën si futbollist gjatë sezonit 2016, Lamperd nuk u largua përfundimisht nga futbolli por u rikthye si trajner. 39-të vjeçari i cili zëvendëson Gary Rowett ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare që e mban atë në stadiumin “Pride Park”. Pas përfundimit të karrierës si futbollist dhe para fillimit të karrierës si trajner mesfushori, ishte i angazhuar si analistë futbolli në ITV Sport.