Ish-lojtari i kombëtares së “Tre Luanëve”, Frenk Lampard ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, tërheqjen nga futbolli i luajtur. Në postimin e tij anglezi shkruan: “Pas 21 viteve të mrekullueshëm që kam kaluar si futbollist, kam vendosur që sot t’i jap fund karrierës sime si futbollist profesionist. Kam marrë shumë oferta gjatë janarit si brenda ashtu dhe jashtë vendit, por unë vendosa të nis një kapitull tjetër në karrierën time. Jam i lumtur për të gjithë trofetë e fituar, dhe për faktin që kam përfaqësuar kombëtaren time duke shënuar më shumë se 300 gola. Falënderoj klubet ku kam luajtur. Tashmë do të nis të marrë mësime për trajner dhe do të shikoj të gjitha mundësitë”. Lampard ka luajtur për klube si Uest Hem, Çelsi, Nju Jork dhe Mançester Siti.