PSG-ja duket shumë i vendosur për ta transferuar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të largohet si lojtar i lirë.
Mediat në Spanjë shkruajnë se klubi francez tashmë i ka ofruar Ramosit kontratë trivjeçare. Raportohet se spanjolli do të përfitonte 15 milionë euro në sezon te Parisi, shumë të cilët nuk ia ka ofruar Reali për vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.
Real Madridi është i vendosur që të mos lëvizë nga oferta që ia ka bërë Ramosit, dy vjet kontratë dhe 10 për qind ulje të pagës aktuale, gjë të cilën nuk e ka pranuar 34-vjeçari.
Këto zhvillime, bëjnë që Ramosi të jetë më afër largimit se sa qëndrimit te Real Madridi.