Dizajneri brazilian Kleber Silva ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket Urusi i Lamborghinit në version kabrio. Lamborghini Urus është njëri nga SUV-ët më të shpejtë në botë, dhe ka motor 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 641 kuajfuqi.
Po ashtu, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,6 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 305 km/h. Për këtë ide, Silva është bazuar në modelin T-Roc kabrio të Volkswagenit. Megjithatë, është vështirë të besohet se Lamborghini e ka menduar ndonjëherë që të prodhojë Urusin në version kabrio.