Prodhuesi italian, Lamborghini, ka shitur vitin e kaluar 3815 automobila, ndërsa për këtë vit planifikon të shesë mbi 5000 vetura. Viti i kaluar ishte i suksesshëm për Lamborghini, duke pasur parasysh se pati rritje të shitjes prej rreth dhjetë për qind krahasuar me vitin 2016.
Kah fundi i vitit të kaluar kompania prezantoi modelin Urus SUV, për të cilin thonë se do të shndërrohet në hit, transmeton KP. Njeriu i parë i Lamborghini, Stefano Domenikali, ka zbuluar se shitja e deritashme e Urus ka tejkaluar pritjet e tij. Duke iu falënderuar Urus SUV, Lamborghini pret që këtë vit të shesë mbi 5000 automobila, që do të ishte për 1185 automjete më shumë se në vitin 2017.
Kompania është e befasuar edhe numrin e madh të fermave që kanë shprehur interesimin për blerjen e Urus. Lamborghini Urus në SHBA kushton 200 mijë dollarë, ndërsa siç thotë njeriu i parë i kompanisë, blerësit mesatarisht shpenzojnë rreth 240 mijë dollarë për veturë.