Shkup, 17 shkurt – Edhe përkundër paraqitjes së mirë ndaj boksierit rus Artur Subhankullov, Jasin Lama nuk arriti të plasohet në gjysmëfinale të turnirit të fuqishëm “Strandja 2019”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë, bën të ditur gazeta KOHA.
Edhe pse boksieri rus para meçit ishte favorit, Jasini në asnjë moment nuk u dorëzua, ndërsa meçin e humbi me vendim të referëve.
Pas kësaj humbje, boksieri shkupjan arriti të renditet në mesin e tetë boksierëve më të mirë në kategorinë e tij (-60 kg), që është një sukses i madh në karrierën e tij dhe padyshim se do të jetë një shtytje për at që të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në turnirët tjera.