Shkup, 25 mars – Pas gjashtë viteve përfaqësuesja e Maqedonisë në boks do të merr pjesë në një kampionat evropian. Nga e sot (e diel) në Rumani, do të nis evropiani në boks për U22, në të cilin Maqedonia do të merr pjesë me tre boksier – Jasin Lama, Lulzim Ismaili dhe Goce Janevski. Boksierët në këtë kampionat do jenë të shoqëruar nga dyshja e trajnerëve Faton Salihu dhe Petre Çurlinov.
Se çfarë do të thotë kjo për ata, a janë të impresionuar nga pjesëmarrja në KE, a janë të përgatitur, çfarë presin nga ky kampionat dhe këtë vit, janë pyetjet që parashtrohen për tre boksierët e Maqedonisë.
“Kjo ka domethënie të madhe për mua, pasi caku im gjithmonë ka qenë rezultat evropian. Sigurisht, në KE, si eveniment me kualitet më të madh. Pres rezultat pozitiv, jam përgatitur mirë edhe pse jemi të vetëdijshëm se do të ballafaqohemi me boksierët më të mirë”, thotë Jasin Lama, i cili ka folur edhe për planet e tij të mëtutjeshme.
“Planet janë që pas KE të vazhdojë garat në kampionatin vendor dhe më pas në Shkodër në turnirin “Vllaznia”. Pres që të marr pjesë në lojërat Mediterane me ndihmë të Komitetit Olimpik. Pres që ky vit të jetë viti i sukseseve”, deklaroi për “ipon”, Lama.
Ndërsa, Lulzim Ismaili nuk mund ti fsheh emocionet para KE, por si boksier i cili gjithmonë jep më të mirën nga vetja dhe shkon deri në fund, është i bindur në rezultat solid, respektivisht do ta kalojë xhiron e parë, kurse më pas me gjitha forcat do të synojë befasinë.
“Do të jap gjithçka nga vetja, sepse këtë rast e kam pritur prej moti. Jam i motivuar, posaqërisht pas përgatitjeve në Shkodër”, theksoi Ismailli, i cili gjithashtu pas KE pres që të tregojë luftëra të mira edhe në kampionatin vendor dhe të sigurojë vend në Lojërat Mediterane dhe ta fitojë “Gongun e Artë”.