Shkup, 26 mars – Kampionati Evropian i boksit për moshat deri më 22 vjeç, i cili po zhvillohet në Tirgu të Rumanisë, përfundoi për dy boksierët nga Maqedonia, me zhvillimin e sfidave të para. Kështu Jasin Lama pësoi disfatë nga boksieri Moldavisë, Buksa Dorin, ish kampionit evropian, i cili morri vlerësime më të mira nga referët edhe pse në ring dominoi Lama. Derisa, Lulzim Ismaili pësoi disfatë me 2-1 nga polaku Vashalla Filip në një sfidë të barabartë, ku boksieri nga Maqedonia dëshmoi se është në formë të mirë. “Miq, shok , profesor dhe dashamir të këtij sporti pata ndeshjen në Kampionatin Evropian kundër boksierit polak , një boksier me përvojë të madhe, për fat të keq ma humbën ndeshjen 2 -1 ku isha më i mirë se kundërshtari. Të kisha qen boksier i ndonjë shteti tjetër, me siguri do të ishte lufta ime. Por, shëndoshë kjo humbja më bën edhe më të fort. Unë do të kthehem edhe më i fort ju premtoj”, shkroi në profilin e tij në “Facebook” pas përfundimit të meçit Ismailit.