Muzikën e ka pjesë të jetës, është i kërkuar shumë në dasma, ahengje të ndryshme dhe koncerte. Këngëtari kosovar Lali Kadriu vjen në një bisedë për të njohur më shumë në InfraRed të gazetës KOHA, aty flet për fillimet në karrierë, projektet e tij, vështirësitë dhe shumë gjëra mbi veten…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika në jetën time zë vend të rëndësishëm për arsye se nga fëmijëria kam nisur me muzikë dhe është bërë pjesë e pandashme e jetës time.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes? Hiti yt i preferuar?
Shumicën e rasteve ndodh edhe zgjohem me muzikë, sa i përket hiteve nuk kisha dashur të ndaj ndonjë se ka shumë që më pëlqejnë.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Po, tashmë kam përfunduar disa këngë në studio dhe shumë shpejtë do vijoj me xhirimin e klipeve.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe? Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikoni në jetën dhe perceptimitek publiku?
Atëherë kur të sjellë këngë për publikun dhe dëgjon se pëlqehen mendoj se ka ndikuar në publik, sa i përket profesionit tjetër e dua shumë sportin dhe jam marrë shumë kohë me sport por nga pamundësia jam përkushtuar më shumë muzikës.
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Profesioni im ka të bëj me publikun dhe kisha dashur të falënderoj gjithë për përkrahjen, sepse pa vlerësimin e tyre nuk do kisha mundur të sjellë këngë të bukura.
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Sa herë të jem në shtëpi aq kohë sa mundem kaloj me familjen time.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Edhe pse e vendosi tek derisa prapë jeta dinamike na rrëmben me angazhimet për punë dhe projekte ose gjitha që na rrethojnë…
KOHA: Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?
Unë dhe kuzhina jemi goxha larg (qesh), nuk qëndroj mirë me gatimin e nëse jam vetëm në shtëpi bëj gati ndonjë gjë të thjeshtë…
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Pa diskutim që vendi më i bukur për mua është vendlindja, kam pasur rast të udhëtoj në shumë vende, por guri i rëndë peshon në vend të vet.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Para disa ditëve kam qenë në Greqi për disa ditë relaksi pas sezonës së mbushur me dasma e ahengje.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Përkushtimi ndaj punës.
KOHA: Doni një familje të madhe?
Si në familje dhe në shoqëri njihem si person që i dua shumë fëmijët dhe më duan, sa i përket familjes aty Zoti si e ka shkruar por kisha dashur një familje mesatare.
KOHA: Si e sheh veten si baba i ardhshëm?
Si baba i përkushtuar ndaj familjes dhe fëmijëve.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Që të jem person i fjalës, të respektoj dhe të dua njerëzit pavarësisht racës ose fesë.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?
Jam person i shoqërueshëm kështu që secila ditë dëshiroj të jetë e re me shoqëri dhe njerëz të rinj.
KOHA: Libri i fundit që ke lexuar?
Gjenerali i ushtrisë së vdekur.