Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga drejtuesit e klubit gjerman, ndërkohë që agjenti i tij, Altin Lala është në bisedime me disa skuadra, përcjellë IndeksOnline, transmeton gazeta Koha.mk.
Së fundmi Altin Lala ka ateruar edhe në qytetin e Milanos. Arsyet nuk dihen se cilat janë, mirëpo më parë është përfoluar edhe për një transferim të yllit nga Kosova në Milano.