Katër ndeshje të luajtura sot në NBA. Ekipi i Boston fitoi 121-113 ndaj Lakers në përballjen e dy prej skuadrave legjendare.
Ndeshje e shkëlqyer e Jaylen Brown, që realizoi 40 pikë, ndërsa te Lakers mungoi lojtari lider. Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Stephen Curry, që realizoi 33 pikë në fitoren 119-101 të Golden State ndaj Cleveland.
Rikthimi në fushë i Giannis Antetokounmpo (15 pikë) sjell fitoren për Milwaukee, që mundi 120-109 Atlanta.
Shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holyday me 23 pikë. Fiton edhe ekipi i Phoenix, që mundi 122-114 Sacramento dhe konsolidon vendin e dytë në Perëndim. Ayton me 26 pikë e 11 rebound si dhe Booker me 23 pikë bënë diferencën për Phoenix në këtë sfidë.
NBA – Rezultatet
Atlanta – Milwaukee, 109-120
Cleveland – Golden State, 101-119
Lakers – Boston, 113-121
Phoenix – Sacramento, 122-114