Philadelphia mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitore 106-94 ndaj Chicago. Të gjithë titullarët e Phila realizuan mbi 10 pikë, me Harris autor i 21 pikëve.
Fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi 123-108 New Orleans dhe mbetet në garë për një vend në play off. Ndeshje magjike e Curry, autor i 41 pikëve, ndërsa Green realizoi një “triple double” (10 pikë, 13 rebound, 15 asist).
Pas tri humbjesh rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 93-89 Denver. Për miqtë u dallua Jokic me 32 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Lakers shkëlqeu Davis me 25 pikë, ndërkohë që LeBron nuk u aktivizua.
Në Perëndim dominon ekipi i Utah Jazz, që mposhti 110-99 San Antonio. Bogdanovic realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 24 pikë e 15 rebound.
NBA – Rezultatet
Detroit – Orlando, 112-119
Washington – Indiana, 154-151
New Orleans – Golden State, 108-123
Atlanta – Portland, 123-114
Chicago – Philadelphia, 94-106
Memphis – New York, 104-118
Lakers – Denver, 93-89
Utah Jazz – San Antonio, 110-99