Pas dështimit për të 6 vit radhazi për të siguruar një vend në play off, në çerekfinalet e NBA, trajneri Luke Walton është drejt shkarkimit nga stoli i Lakers. Me 99%, kjo gjë do të ndodhë në mbyllje të sezonit të rregullt, në fund të muajit prill.
Menjëherë kanë nisur të qarkullojnë zërat se cilët mund të janë kandidatët potencialë për të drejtuar skuadrën kaliforniane. Trajnerët Doc Rivers, Tyronn Lue, Jason Kidd dhe Rick Carlisle janë 4 kandidatët kryesorë për stolin e ekipit nga Los Anxhelosi.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “New York Times”, që mendon se Rivers do të jetë trajneri i ardhshëm i Lakers. Gjithsesi, për emrin e trajnerit do të merret edhe mendimi i LeBron James, që kërkon një trajner me të cilin ka marrëdhënie të mirë.