Lakers mposhtin Brooklyn, zhgënjejnë Warriors

Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja, duke mposhtur një skuadër pretendente për titull si Brooklyn. Kalifornianët fituan 116-103 , sfidë ku shkëlqyen Anthony Davis (37 pikë e 18 rebound) e Loonie Walker, me 25 pikë. Për Brooklyn u dallua Durant me 31 pikë, por që mbetën për statistikë.

Zhgënjen sërish skuadra kampione e Golden State Warriors, që u mund 122-115 nga Memphis, duke mos fituar ende jashtë fushe këtë sezon.

Curry me 27 pikë e Wiggins me 26 u përpoqën t’i japin fitoren skuadrës kampione por pa sukses. Për Memphis u dallua Sabonis me 26 pikë e 22 rebound.

Advertisements

Fiton Philadelphia, që falë 59 pikëve e 11 rebound të Joel Embiid mundi 105-98 Utah Jazz. Ndeshje e mirë edhe për Porter, që falë 31 pikëve i dha fitoren Denver ndaj Chicago, me shifrat 126-103. Ndërsa Minnesota, falë 30 pikëve të Russell dhe 29 të Towns, mundi 129-124 Cleveland jashtë fushe.

NBA – Rezultate e sotme

New York – Oklahoma, 135-145

Cleveland – Minnesota, 124-129

Washington – Memphis, 102-92

Philadelphia – Utah Jazz, 105-98

Chicago – Denver, 103-126

Sacramento – Golden State, 122-115

Lakers – Brooklyn, 116-103