Vijon kriza e skuadrës së Golden State, që sot pësoi humbjen e tretë radhazi, të gjashtën këtë sezon, duke humbur edhe kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Warriors u mundën 104-92 nga San Antonio, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Spurs, që i dhanë një “leksion” të mirë ekipit kampion. Aldridge me 24 pikë e 18 rebaund ishte shënuesi më i mirë për Spurs, mbështetur edhe nga DeRozan me 20 pikë. Jashtë fushe fiton ekipi i Portland, që mundi 119-109 Washington, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Lillard që realizoi 40 pikë.
LBJ breaks free early in Miami!#LakeShow x #HeatCulture
💻📱: https://t.co/NvMjiVFV6V pic.twitter.com/ofTVHbyQDu
— NBA (@NBA) November 18, 2018
Rikthehet te fitorja ekipi i Lakers, që mundi 113-97 Miami, ndeshje e dominuar nga miqtë, me LeBron James që realizoi 51 pikë, një lider në fushë për ekipin kalifornian. Fiton edhe ekipi i Memphis, që mundi 100-87 Minnesota, ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi shkëputja e ekipit mik, ku u dallua Marc Gasol, autor i 26 pikëve e 13 rebound. Skuadra e Orlando triumfoi 131-117 ndaj neë York, takim ku vendasit patën epërsi gjatë gjithë kohës, me Gordon që realizoi 31 pikë, mbështetur edhe nga Vucevic me 28 pikë e 10 rebound.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=eh8WqbbvnqY
Rezultatet:
Minnesota – Memphis, 87-100
Miami – Lakers, 97-113
Orlando – New York, 131-117
Washington – Portland, 109-119
San Antonio – Golden State, 104-92