Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Lakers, që mundën sot 113-100 Detroit, sfidë e komanduar nga ekipi kalifornian, që duket se ka lënë krizën e javës së kaluar. James e Rondo vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe mungojnë për Lakers, ku sot u dallua Kuzma, autor i 41 pikëve, më i miri në fushë. Fiton edhe ekipi i Portland, që mundi 124-112 Chicago, sfidë ku vendasit u shkëputën gradualisht, me McCollum që realizoi 24 pikë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Carter për Bulls.