Kampionët e Golden State fituan 121-110 ndaj Charlotte në fushën e kësaj të fundit, duke ruajtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Të gjithë titullarët e Warriors realizuan mbi 10 pikë, me Thompson që ishte shënuesi më i mirë, autor i 26 pikëve. fiton edhe Houston, që 119-111 Atlanta, duke qenë forca e pestë në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë e Harden, që e mbylli takimin me 28 pikë.
Nuk po kalojnë një moment të mirë ekipet e Lakers dhe San Antonio, që humbën në takimet e sotme. Lakers u mundën 110-105 nga Memphis, humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e ekipit kalifornian, jashtë zonës së play off. Conley me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët, 12 rebound e 11 asist të LeBron James, që realizoi një “triple double”.
Ndërsa San Antonio u mund 101-85 nga Brooklyn, që gjithashtu ndodhet në pozita të vështira në Perëndim. Russell realizoi 23 pikë për vendasit, ndërsa për Spurs u dallua Aldridge, me 26 pikë e 10 rebound, por që mbetën për statistikë. Fitojnë Clippers, që në fushën e tyre mundën 121-112 Dallas, ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës e ku diferencën e bëri Harell me 32 pikë. Në sekondën e fundit fiton Philadelphia, që falë 29 pikëve të Harris mundi 111-110 New Orleans.
Rezultatet:
Charlotte – Golden State, 110-121
Cleveland – Portland, 110-123
Detroit – Indiana, 113-109
Brooklyn – San Antonio, 101-85
Miami – Phoenix, 121-124
Chicago – Milwaukee, 106-117
Houston – Atlanta, 119-111
Memphis – Lakers, 110-105
Minnesota – Sacramento, 112-105
New Orleans – Philadelphia, 110-111
Clippers – Dallas, 121-112