ROME (ITALI) – Erdhi lajmi nga Shkodra, që për shkak të një goditjeje ne zemër, ka vdekur sot në mëngjes At Gjergj Fishta i Urdhrit Françeskan (OFM), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquar shqiptar.
Fishta, i lindur në afërsi te qytetit Shkodrës ne vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në atdhe pasi u shugurua si meshtar. Në Shkodër themeloi shkollën françeskane dhe filloi botimin e së përkohshmes ‘Hylli i Drites’.
Të shumta janë botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë, si dhe aktivitetet rregulltare. Poemat, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij qe ne fillim u drejtuan në përgjithësi në dhënien e impulsit për zgjimin e ndërgjegjes patriotike shqiptare.
Si Drejtor i Shkollës Publike të Françeskane në Shkodër, praktikoi dhe gjuhën kombëtare që nga viti 1902, kur ajo ishte e ndaluar rreptësisht nga Qeveria Osmane.
Pas lëshimeve te kushtetutës turke të Korrikut 1908, shqiptarët, te cilët kishin luajtur një rol me rëndësi në atë revolucion, donin të mblidhnin forcat intelektuale dhe ti përfshifshin në një bashkësi, por vështirësia e parë në të cilën ndeshën ishte uniteti i alfabetit.
Në Kongresin shqiptar të mbledhur për këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti qe te tjerët te pranonin alfabetin latin, qe me vone u be i përbashkët dhe zyrtar për të gjithë Shqipërinë.
Pasi u be një nder eksponentët kryesor të Shqipërisë së ringjallur, ai ishte prezent në Konferencën e Paqes në Paris dhe me vonë u emërua deputet dhe zëvendës president i parlamentit. Në shenje mirënjohje si mik i sinqertë i Italisë, për meritat e tij ndaj vendit të vet dhe për vlerat e botimeve të tij, u ftua Majin e kaluar te merrte pjese në Pallatin Mbretëror të Italisë.
Nder publikimet e shumta të At Gjergj Fishtës kanë rendësi krijimet poetike të frymëzuara në përgjithësi prej legjendave shqiptare dhe të pritura për te kujtuar ndjenjat kombëtare. Veç poemës në ‘Lahuta e Malcise’ , ai ka shkruar ‘hymne kishtare’, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.
Luigi Federzoni mori te gjitha masat që Akademia e Italisë të ketë përfaqësuesin e vet në funeral, dhe i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes, kryeministrit të Shqipërisë, ministrit të Arsimit të Shqipërisë, parisë françeskane dhe ‘Institutit Skenderbeg’, anëtarë i të cilit ishte i ndjeri i shquar. /Mekuli