Seria A shpreson dhe po punon që të rikthejë më shumë sesa thjesht 1000 tifozë në stadium, madje pas një mbledhjeje të parë ditën e djeshme, mes ministrit të Sporteve, Vinçenco Spadafora dhe qeverisë, ka ardhur një “OK” i parë për mundësinë e mbushjes së 1/3-ës së kapaciteteve të stadiumeve me tifozë.
Ndërsa ditën e sotme pritet që të dalë një protokoll bazë për t’u zbatuar nga tifozët, thjesht ideja për të parë për shembull të dielën në mbrëmje, një Roma-Juve me 20- 25 mijë tifozë ekzalton sportdashësit.
Gjithsesi, diçka më konkrete pritet të mësohet ditën e sotme, pasi ministri Spadafora dhe qeveria do të bëjnë vlerësimin e tyre të parë, lidhur me protokollin, për mundësinë e rihapjes më të plotë të stadiumeve.