Gjatë 24 orëve të fundit, nga 771 teste të realizuara, 62 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanovë 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4, Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë,9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar,
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Gostivari dhe Struga.
Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.226 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.552 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me virusin korona e ri e kanë humbur 133 pacientë. Për momentin në vendin tonë janë 541 raste aktive me virusin korona.