Shkup, 8 korrik – 163 të infektuar, 8 të vdekur dhe 163 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vend. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1794 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7406 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3554 janë shëruar kurse 359 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3493 raste aktive me Covid-19.