Shkup, 16 janar – Pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe, gjërat kanë ndryshuar edhe në gjyqësi. Gazeta KOHA merr vesh se një numër i madh i të akuzuarve nga Prokuroria Speciale, janë duke angazhuar avokatë shqiptarë.
Duke i zëvendësuar avokatët e deritashëm me shqiptarë, ata synojnë t’i prolongojnë proceset gjyqësore që udhëhiqen ndaj tyre. Këtë do t’ua mundësojë gjuha shqipe, të cilën shumica prej tyre e kishin kundërshtuar zyrtarizimin e saj.
Për shkak të avokatëve shqiptarë, tani duhet që i tërë materiali i deritashëm gjyqësor, të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Që kjo të bëhet, nevojitet kohë bukur e gjatë. Pikërisht këtë e duan edhe të akuzuarit. (koha.mk)