Conor McGregor është suspenduar nga UFC pas humbjes ndaj Khabib Nurmagomedov të dielën në mega-meçin në Las Vegas.
UFC ka vendosur ta suspendojë McGregorin nga çfarëdo aktiviteti për një muaj, për arsyeje mjekësore, shkruajnë mediat britanike.
Irlandezi iu dorëzua rusit në rundin e katërt duke e humbur luftën për titullin e kampionit në kategorinë e lehtë në “UFC 229”.
Kjo ngjarje e madhe më pas u përcoll nga skena kaosi dhe të turpshme, me Khabibin që e kapërceu kafazin dhe e sulmoi ekipin e McGregorit.
Pasi gjërat u qetësuan pas kësaj lufte, McGregor kërkoi rimeç, por UFC-ja ka marrë vendim ta suspendojë atë për një muaj. Vendimi i UFC-së është marrë në baza mjekësore dhe McGregori nuk do të jetohet të garojë deri më 28 tetor.
“Conor McGregor suspendohet deri m2 6/11/18, nuk lejohet kontakti deri më 28/10/18”, thuhet në njoftimin zyrtar të UFC-së.