Shkup, 26 korrik – Në 24 orët e fundit janë bërë 1077 testime, ndërsa janë regjistruar 152 raste të reja me Kovid 19. Sot nuk janë regjistruar viktima. Instituti për shëndet publik sot ka regjistruar 70 pacientë të shëruar.
Deri më tani në vendin tonë janë bërë gjithsej 95169 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10086, numri i pacientëve të shëruar është 5427, ndërsa i të vdekurve është 460. Për momentin numri i rasteve aktive në vendin tonë është 4199.