Shkup, 22 maj – Vulat e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, janë në dy gjuhë – në maqedonisht dhe në shqip, shkruan gazeta KOHA. Pendarovski gjatë një brifingu me gazetarë ka informuar se vula e presidencës tashmë është në pajtim me Ligjin e gjuhëve, ndërsa ka informuar se edhe faqja elektronike e presidencës do të jetë në dy gjuhë. (koha.mk)