Shkup, 4 qershor – Më shumë se 110 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara, por ende po punohen edhe mostra tjera, informuan për MIA-n nga Instituti për shëndet publik.
Nga rastet e reja të diagnostikuara me Kovid-19, numri më i madh janë nga Shkupi.
Ky është numri më i lartë deri tani i të infektuarve në një ditë në vend. Deri tani më së shumti të sëmurë – 107 janë evidentuar më 16 prill.