Londër, 6 prill – Kryeministri britanik Boris Johnson është transferuar në kujdes intensiv pasi gjendja e tij është përkeqësuar, kanë theksuar kështu nga qeveria britanike.
Kryeministri i ka kërkuar Sekretarit të jashtëm Dominic Raab që të qëndrojë “aty ku është e nevojshme”.
Një zëdhënës qeveritar tha: “Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit ka ndryshuar dhe me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
“Kryeministri ka kërkuar nga Sekretari i jashtëm Dominic Raab, i cili është Sekretari i Parë i Shtetit, të marë masa aty ku është e nevojshme.
“Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe faleminderit të gjithë stafit për punën e palodhur dhe përkushtimin e tyre.”(koha.mk)