Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski kthehet nga Austria. Ai në Vjenë për nesër kishte të caktuar takim me liderin e partisë austriake në pushtet, Verner Amon. Gazeta KOHA merr vesh se Gruevski tanimë ka hipur në aeroplanin e mesnatës drejt Maqedonisë, ndërsa i njëjti, sipas gjasave, shpreson të realizohet takimi i liderëve te presidenti Gjorgje Ivanov, transmeton gazeta KOHA.