Shkup, 25 qershor – Gjatë 24 orëve të fundit nga 1279 testime të realizuara, 153 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Janë shëruar 75 pacientë, kurse fatkeqësisht jetën e kanë ndërruar 6 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5595, prej të cilëve 2166 janë shëruar kurse 265 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Aktualisht në vendin tonë ka 3164 raste aktive me koronavirusin e ri.