LAJMI I FUNDIT: Dy viktima dhe 18 raste të reja në vend

353

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 18 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona(Covid-19). Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617. Sipas qyteteve shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani. (2x). Gjatë natës së kaluar janë shënuar dy viktima si pasojë e virusit korona, duke çuar kështu numrin e viktimave në 28. Ashtu edhe siç raportuam më herët njëra viktimë është nga Kumanova, kurse viktima e dytë nga Kavadari.

Comments are closed.