Shkup, 3 gusht – Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 689 teste, ndërsa janë regjistruar 74 raste të reja me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë – 8, Shtip -13, Strugë – 1, Kavadarë -3, Gostivar – 22, Berovë -3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3 dhe në Kërçovë-2, informon Koha.mk
Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 90 raste të pacientëve të shërua edhe atë: Shkup-23, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-11, Tetovë-17, Veles-1, Ohër-1, Kavadarë-3, Gostivar-9, Radovish-5, Koçan-1 dhe Shën Nikollë-17. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 pacientë të infektuar me Covid-19. Një pacientë nga Manastiri (73 vjeç), një nga Demir Hisari (73 vjeç) dhe një nga Shkupi (44 vjeç). Të tre të vdekurit kanë ndruar jetë në kushte të trajtimit spitalor.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të sëmurëve me Covid-19 në Maqedoni nga fillimi i epidemisë e deri më sot arrin në 11128, numri i të shëruarve 6972 pacientë, ndërsa i të vdekurve në 500. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 është 3656. (koha.mk)