Shkup, 11 janar – Arrihet marrëveshja me Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit dhe kryeministrit Zoran Zaev. Në BESA konfirmojnë se palët janë dakorduar për amendamentet e propozuara, megjithëse pak më vonë do të bëhen publike detajet. Me këtë, edhe zyrtarisht është zhbllokuar procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese të paraparë me Marrëveshjen e Prespës. (koha.mk)