Shkup, 8 mars – Tre vjet burg për ish shefin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, transmeton koha.mk. Këshilli gjyqësor i përbërë nga gjykatësit Ognen Stavrov dhe Osman Shabani dhe tre porotë ka dënuar me burg prej 3 vjet dhe dy muaj liderin e PDSH-së, Meduh Thaçi dhe ish anëtarin e KSHZ, Bedredin Ibraimi me dënim me burg prej 4 vjet e gjashtë muaj. Ish anëtarët e KSHZ, Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska janë dënuar me 3 vjet burg për anulim të paligjshëm të votimit në zgjedhjet lokale në Strumicë në vitin 2013 për shkak të ndikimit politik. (koha.mk)