Shkup, 25 tetor – Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 22 persona nga Kovid 19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1901 testime, kurse pozitiv kanë rezultuar 571 pacientë, prej të cilëve 272 në Shkup.
Janë regjistruar 197 pacientë të shëruar.
Shtatë pacientë që kanë ndërruar jetë janë nga Shkupi (55, 78, 71, 35, 66, 71 и 64), nga dy pacientë nga Dibra, Velesi, Gostivari, Manastiri e Pallanka, kurse nga një pacient nga Prilepi, Kumanova, Struga, Dellçeva…