LAJMI I FUNDIT: 128 raste të reja, 6 viktima nga Kovid-19 brenda 24 orëve

116

Shkup, 27 korrik – Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1025 teste, ndërsa janë regjistruar 128 raste të reja me Kovid 19 në: Shkup 52, Kumanovë 6, Shtip 29, Prilep 2, Tetovë 6, Manastir 2, Kavadar 10, Gostivar 13, Koçan 1, Probishtip 1, Makedonski Brod 3, Vinicë 2 dhe Sveti Nikole 1.

Kanë vdekur 6 persona, katër pacientë nga Shkupi, një nga Kërçova dhe një nga Struga.

Sot Instituti për shëndet publik ka regjistruar 137 pacentë të shëruar.

Deri më tani në vendin tonë janë bërë gjithsej 96194 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10213, numri i pacientëve të shëruar është 5564, ndërsa i të vdekurve është 466. Për momentin numri i rasteve aktive në vendin tonë është 4183.